Tux Paint
version 0.9.34
Dokumentim Ndryshoresh të Mjedisit

Të drejta kopjimi © 2021-2024 nga kontribues të ndryshëm; shihni AUTHORS.txt.
https://tuxpaint.org/

14 maj 2024


Tux Paint-i njeh një numër ndryshoresh mjedisi, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë tërthorazi nga bibliotekat që përdor.

Ndryshore mjedisi të lidhura me depozitim

HOME

Përcakton “drejtorinë shtëpi” të përdoruesit, që përdoret për të vendosur kartela dhe drejtori të tjera të shumta. Në disa raste përdoret si pjesë e një vendndodhje rrugëdalje, kur s’janë ujdisur ndryshore të tjera mjedisi (gjetkë në këtë dokumentim). Ndonjëherë, vendndodhja për t’u përdorur mund të anashkalohet nga mundësi të dhëna në rreshtin e urdhrave, ose përmes kartelës së formësimit të Tux Paint-it. Për hollësi, shihni “MUNDËSITË”.

Në pak shembuj se ku përdoret “$HOME” përfshihen:

XDG_CONFIG_HOME

Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X, vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të gjendet “user-dirs.dirs”, ku “XDG_PICTURES_DIR” duhet përcaktuar. Përdoret për eksportim vizatimesh dhe GIF-esh të animuar. Përgjithësisht, caktohet diçka e ngjashme me “$HOME/Pictures/”. Në mos u përcaktoftë, Tux Paint kontrollon te drejtoria “$HOME/.config/”. Nëse s’gjendet dot formësimi, Tux Paint-i thjesht eksporton vizatime dhe GIF-e te “$HOME”.

XDG_DATA_HOME

Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X, vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të gjendet drejtoria “Trash”. Përdoret kur fshihen figura nga dialogu “Hap” i Tux Paint-it. Në mos u përcaktoftë, përdoret vendndodhja “$HOME/.local/share/Trash/”, në pastë. Nëse jo, figurat thjesht fshihen, në vend se të kalohe gjetiu.

TEMP

Përcakton vendndodhjen ku mund të krijohen kartela të përkohshme. E përdorur nga Tux Paint-i vetëm në OSe Microsoft Windows. Përdor “userdata”, nëse s’është ujdisur.

Ndryshore mjedisi të lidhura me gjuhët

LANG
LANGUAGE
LC_ALL
LC_MESSAGES

Specify the language Tux Paint should utilize in its user interface. Overridden by the "--lang" and "--locale" command-line options or their configuration file counterparts. The "LANGUAGE" environment variable is used, if set. If not, "LC_ALL" is used as a fallback. Then "LC_MESSAGES", and finally "LANG".

Ndryshore mjedisi të lidhura me ekranin

Sa vijon janë pak nga ndryshoret e mjedisit të mbuluara nga Simple DirectMedia Layer (libSDL) — të cilat Tux Paint-i i përdorr për të shfaqur elementë grafikë, për të luajtur tinguj dhe për të marrë sinjale për miun, tastierën dhe joystick-un — dhe që mund të jenë të dobishme për për përdorues të Tux Paint-it.

SDL_VIDEO_ALLOW_SCREENSAVER

Përcakton nëse Tux Paint-i duhet të lejojë xhirimin e një kursyesi ekrani. Mund të vihet '1' (true) nga vetëm Tux Paint-i, duke dhënë mundësinë “--allowscreensaver” në rresht urdhrash, ose te pjesa përkatëse e kartelës së formësimit.

SDL_VIDEO_WINDOW_POS

Kërkesa ku të vendoset dritarja e Tux Paint-it dhe mund të përdoret për të përcaktuar në cilin ekrani të vendoset një Tux Paint sa krejt ekrani, në një sistem me shumë monitorë. Nëse nuk është ujdisur, ose ujdisur si “nopref” (që do të thotë “pa parapëlqim”), vendos Simple DirectMedia Layer (libSDL). Mund të vihet sa një koordinatë X,Y (p.sh., 200,100), ose “center” (që do të thotë “qendër”).