Të drejta kopjimi © 2006-2024 nga Albert Cahalan dhe të tjerë; shihni AUTHORS.txt.
https://tuxpaint.org/
2 qershor 2024
Pasqyrë e Lëndës |
---|
Kjo “Si-të” merr të mirëqenë se dëshironi të krijoni një stampë Tux Paint të shkëlqyer, në formatin PNG, që nga një figurë JPEG (p.sh., një foto dixhitale). Ka metoda më të lehta dhe më të shpejta, që prodhojnë cilësi më të ulët.
Kjo “Si -të” merr të mirëqenë se po merreni me objekte të marrtë normalë. Puna me objekte gjysmë të tejdukshëm (zjarr, fletë ventilatori në lëvizje, tullumbace fëmije), ose me objekte që prodhojnë dritë (zjarr, llambë, diell) bëhet më mirë me programe enkas. Figurat me sfonde të përsosur ngjyrash të plota bëhem gjithashtu më mirë me programe enkas, por s’janë të zorshme për t’u bërë si vijon.
Licencë
Nëse dëshironi të parashtroni vepra te zhvilluesit e Tux Paint-it për t’i marrë në shqyrtim për përfshirje te projekti zyrtar, ose nëse doni të hidhni në qarkullim variantin tuaj të Tux Paint-it, paketuar me punët tuaja grafike, ju duhet një pamje që është në pajtim me GNU General Public License të përdorur nga Tux Paint-i.
Figura të prodhuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë Pronësi Publike, por kini parasysh se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndonjëherë përdor figura të tjera në web. Kërkime në figura Google përshi
site:gov
, osesite:mil
do të sjellin plot figura të përshtatshme. (Shënim: edhe sajtet *.mil përfshijnë lëndë jo ushtarake!)Figurat tuaja mund të vendosen nën Përkatësi Publike, ose nën një licencë të përshtatshme, bie fjala, Creative Commons CC0 duke deklaruar një gjë të tillë. (Paguani një avokat, nëse ju duket se keni nevojë për këshillim ligjor.)
Për përdorim personal, çfarëdo figure që mund ta ndryshoni dhe përdorni në mënyrë të ligjshme, s’duhet të jetë problem.
Madhësi dhe Orientim Figure
Ju duhet një figurë që ka një orientim të dobishëm. Perspektiva është armik. Figura që shfaqin një objekt nga qoshja, janë të vështira për t’i vënë në një vizatim të hijshëm. Si rregull i përgjithshëm, më të mirat janë pamjet anësore telefoto. Ideali i pamundur është që, për shembull, dy rrotat e një automjeti të jenë të fshehura në mënyrë të përsosur pas dy të tjerave.
Rrotullimi i një figure mund ta bëjë këtë të turbullt, veçanërisht kur e rrotulloni vetëm me pak gradë. Më të mirat janë figurat që s’kanë nevojë për rrotullim, pas tyre vijnë figurat që duan shumë rrotullim (30 deri në 60 gradë) dhe më të këqijat janë ato që duan vetëm pak gradë rrotullim. Rrotullimi do ta bëjë gjithashtu më të errët një figurë, ngaqë shumica e programeve të përpunimit të figurave janë shumë kqe kur vjen puna te trajtimi gama. (Rrotullimi është i ligjshëm vetëm për figura me gama=1.0.)
Figurat shumë të mëdha janë më dorëlëshuar ndaj gabimeve dhe, pra, më të lehtë për të punuar me to. Nëse mundeni, zgjidhni një figurë me një objekt që është mbi 1000 piksela në një drejtim. Këtë mund ta tkurrni më vonë, për të fshehur gabimet tuaja.
Sigurohuni që figura s’është shumë me kokrriza, e errët apo e shpëlarë.
Kini mendjen te duart dhe rrotat. Nëse janë fshehur pas diçkaje, do t’ju duhet të vizatoni të reja. Nëse është fshehur vetëm njëra, mund të jeni në gjendje të kopjoni tjetrën, si zëvendësim.
Së pari, sigurohuni se shmangni riruajtjen e figurës si një JPEG. Kjo shkakton humbje cilësie. Ka një mjet të posaçëm, të quajtur jpegtran që ju lejon të kopjoni një figurë pa humbje të cilësisë së zakonshme.
jpegtran -trim -copy none -crop 512x1728+160+128 < src.jpg > cropped.jpg
Silleni atë figurë te përpunuesi juaj i figurave. Nëse s’e keni qethur ende, mund të zbuloni që përpunuesi juaj i figurave është shumë i ngadaltë. Rrotullojeni dhe qetheni figurën sipas nevojave. Ruajeni figurën — zgjidhni cilindo format të brendshëm të programit që mbulon shtresa, maska, alpha, etj. Përdoruesit e GIMP-it duhet të zgjedhin “XCF” dhe ata të Adobe Photoshop-it duhet të zgjedhin “PSD”, për shembull.
Nëse te përpunuesi juaj i figurave e rrotulluat apo qethët figurën, tani sheshojeni. Ju duhet të keni vetëm një shtresë RGB pa maskë, ose alfa.
Hapni kutinë e dialogëve për shtresat. Përsëdyteni disa herë shtresën e vetme. Nga sipër poshtë, do t’ju duhet diçka si kjo:
- figurë e pandryshuar (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
- një figurë që do ta ndryshoni — shtresa “punë duke u bërë”
- e gjelbër e plotë (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
- fuksia e plotë (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
- figurë e pandryshuar (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
Jepini shtresës së punës që po bëhet (PQPB) një maskë fillestare të papërpunuar mirë. Mund të filloni me një përzgjedhje, ose duke përdoru vlerën e shkallës së grisë së shtresës PQPB. Maskën mundeni ta ktheni përmbys.
Kujdes: pasi të keni maskën, s’mund ta rrotulloni, ose ripërmasimi figurën si normalisht. Kjo do të shkaktonte humbje të dhënash. Do t’ju jepen udhëzime speciale ripërmasimi më vonë.
Get used to doing [Tasti Kontroll]-click and [Alt]-click on the thumbnail images in the layers dialog. You will need this to control what you are looking at and what you are editing. Sometimes you will be editing things you can't see. For example, you might edit the mask of the WIP layer while looking at the unmodified image. Pay attention so you don't screw up. Always verify that you are editing the right thing.
Caktoni një figurë të pandryshuar si ajo që do të shihni (e sipërmja faqe është më e kollajta). Caktoni maskën PDB si ajo që do të përpunoni. Në një farë çasti, ndoshta jo menjëherë, duhet ta zmadhoni figurën rreth 400% (çdo piksel i figurës shihet dhe përpunohet si një bllok 4x4 piksela në ekranin tuaj).
Përzgjidhni pjesët e figurës që duhet të jenë 100% të marrta, ose 0% të marrta. Nëse mund të përzgjidhni objektin, ose sfondin deri diku me përpikëri sipas ngjyrësh, bëjeni. Siç është e nevojshme për të shmangur përzgjedhje të çfarëdo pikseli që duhet të jetë pjesërisht i marrtë (përgjithësisht në skajin e objektit) duhet të zmadhoni, tkurrni dhe përmbysni përzgjedhjen.
Mbushini zonat 100% të marrta me të bardhë dhe zonat 0% të marrta me të zezë. Kjo bëhet më lehtë me teknikën merr-dhe-vër që nga treguesi i ngjyrës së përparme/të pasme. S’duhet të shihni të ndodhë ndonjë gjë, ngaqë po shihni shtresën e figurës së papërpunuar, teksa po përpunoni maskën e shtresës. Ndryshime të mëdha mund të jenë të dukshme te miniatura.
Tani duhet të jetë zmadhuar.
Kontrolloni punën tuaj. Fshihni shtresën e epërme të figurës së pandryshuar. Shfaqni thjesht maskën, që duhet të jetë një objekt i bardhë në një sfond të zi (me shumë gjasa me gri të papërpunuar anëve). Tani shfaqni normalisht shtresën PDB, që maska të jetë aktive. Kjo duhet të shfaqë objektin tuaj përsipër shtresës pasuese më të lartë të aktivizuar, që duhet të jetë e gjelbra, ose fuksia, siç duhet për maksimumin e kontrastit. Mund të doni të kaloni nga njëri te tjetri në këto sfonde, duke klikuar në mënyrë të përsëritur për të aktivizuar/çaktivizuar shtresën e gjelbër. Ndreqni çfarëdo problemi të dukshëm, duke përpunuar maskën, teksa shihni atë.
Kthehuni te parja e shtresës së epërme të pandryshuar, teksa përpunoni maskën e PDB-së. Zgjidhni penelin si mjetin tuaj të vizatimit. Si penel zgjidhni një rreth të vockël të turbullt. Madhësia 5x5 është mirë për shumicën e përdorimeve.
Pa ju dridhur dora, përvijoni figurën. Përdorni të zezë përreth pjesës së jashtme dhe të bardhë përreth të brendshmes. Shmangni bërjen e më shumë se një kalimi pa ndërruar ngjyra (pra dhe anë).
Flip views a bit, checking to see that the mask is working well. When the WIP layer is composited over the green or magenta, you should see a tiny bit of the original background as an ugly fringe around the edge. If this fringe is missing, then you made the object mask too small. The fringe consists of pixels that are neither 100% object nor 0% object. For them, the mask should be neither 100% nor 0%. The fringe gets removed soon.
Shihni dhe përpunoni maskën. Përzgjidhni sipas ngjyrash, duke zgjedhur të zezë ose të bardhë. Sipas shumicës së gjasave do të shihni quka që s’janë tamam ngjyra e pritur. Përmbyseni përzgjedhjen, mandej ngjyrosini këto me mjetin laps. Bëjeni këtë veprim për të zezën dhe për të bardhën.
Ende duke parë maskën, përzgjidhni sipas ngjyrash. Zgjidhni të zezën. Tkurreni përzgjedhjen me disa piksela, duke u kujdesur që të MOS tkurrni që nga skajet e maskës (tkurrja ju ndihmo të shmangni gabime dhe t’i eleminoni).
Tani çaktivizoni maskën. Shihni dhe përpunoni shtresën PDB të pamaskuar. Duke përdorur mjetin e zgjedhjes së ngjyrës, zgjidhni një ngjyrë që është e përdorur mesatarisht për objektin. Tërhiqeni dhe lëreni këtë ngjyrë te përzgjedhja, duke hequr kështu shumicën e pikselave që s’janë të objektit.
Kjo ngjyrë e plotë do të ngjishet mirë dhe do të ndihmojë të parandalohet thekë të shpifur të ngjyrosur, kur Tux Paint-i e zvogëlon figurën. Nëse skaji i objektit ka ngjyra të shumta që ndryshojnë shumë njëra nga tjetra, duhet ta ndani në pjesë përzgjedhjen tuaj, që të mund të ngjyrosni sfondin aty pranë të jetë i ngjashëm.
Now you will paint away the existing edge fringe. Be sure that you are editing and viewing the WIP image. Frequent layer visibility changes will help you to see what you are doing. You are likely to use all of:
- composited over e gjelbër (mask enabled)
- composited over fuksia (mask enabled)
- origjinali (shtresë e epërme ose e poshtme)
- composited over origjinali (mask enabled)
- shtresa PDB e papërpunuar ( maska e çaktivizuar)
Për të ulur rastet e aksidenteve, mund të doni të përzgjidhni vetëm ata piksela që s’janë gri te maska. (Përzgjidhni sipas ngjyrash nga maska, zgjidhni të zezën, mënyra shtim, zgjidhni të bardhën, përmbyseni. Ndryshe, Përzgjidhni krejt, përzgjidhni sipas ngjyrës nga maska, mënyra heqje, zgjidhni të zezën, zgjidhni të bardhën.) Nëse bëni kështu, ka shumë gjasa të mund të doni të zgjeroni paksa përzgjedhjen dhe/ose të fshihni vijat “milingona që baresin” që shenjon përzgjedhjen.
Përdorni mjetin e klonimit dhe mjetin penel. Ndryshojeni shkallën e patejdukshmërisë sipas nevojës. Përdorni kryesisht penela të vegjël të rrumbullakët, ndoshta 3x3 ose 5x5, të turbullt ose jo. Përgjithësisht është mirë të çiftohen penela me patejdukshmëri 100% me penela jo të turbullt me rreth 70% patejdukshmëri.) Mënyra jo të zakonshme vizatimi mund të jenë të dobishme me objekte gjysmë-të-tejdukshëm.
Qëllimi është të hiqen thekët e skajeve, si brenda ashtu edhe jashtë objekteve. Thekët e brendshëm, të dukshëm kur objekti është hartuar përsipër fuksias ose të gjelbrës, duhen hequr për arsye të kuptueshme. Thekët e jashtë duhet hequr gjithashtu ngaqë do të bëhen të dukshëm kur figura zvogëlohet. Si shembull, le të marrim një rajon 2x2 piksela në skaj të një objekti me anë të mprehta. Gjysma e majtë është e zezë dhe 0% e marrtë. Gjysma e djathtë është e bardhë dhe 100% e marrtë. Pra, kemi një objekt të bardhë në një sfond të zi. Kur Tux Paint-i e zvogëlon këtë në 50% (një zonë 1x1 piksel), përfundimi do të jetë një piksel gri 50% i marrtë. Përfundimi i saktë do të ishte një piksel i bardhë 50% i marrtë. Për të marrë këtë përfundim, do të duhej të ngjyrosnim paint away pikselat e zinj. Ata kanë rëndësi, pavarësisht se janë 0% të marrtë.
Tux Paint-i mund të zvogëlojë figura sipas një koeficienti shumë të madh, ndaj është e rëndësishme të zgjeroni jo pak skajin e objektit tuaj drejt kahut jashtë. Mu te skaji i objektit tuaj, duhet të jeni shumë të përpiktë me këtë. Teksa i largoheni për jashtë objektit, mund As you go outward away from the object, you can get a bit sloppy. Është e arsyeshme të ngjyrosni drejt jashtë me një duzinë pikselash, a më tepër. Sa më larg shkoni, aq më mirë do të zvogëlojë Tux Paint-i pa krijuar thekë të shpifur të ngjyrosur. Për zona që janë më tepër se pak piksela larg skajit të objektit, duhet të përdorni mjetin laps (or sloppy select with drag-and-drop color) për të garantuar se përfundimi do të ngjishet mirë.
Është shumë kollaj të rrënoni punën tuaj të vështirë. Përpunuesit e figurave mund të shkatërrojnë pa u ndjerë piksela në zona 0% të marrta. Kushtet nën të cilën ndodh kjo mund të jenë të ndryshme nga versioni në version. Nëse keni besim në vete, mund të provoni ta ruani figurën tuaj drejt e si PNG. Mos harroni për ta rihapur, për të verifikuar se zonat 0% të marrta s’u shndërruan në të zeza, ose të bardha, çka do të krijonte thekë, kur Tux Paint-i të ripërmasojë figurën me zvogëlim. Nëse ju duhet të ripërmasoni figurën tuaj, për të kursyer vend (dhe për të fshehur gabimet tuaja), të jeni thuajse i sigurt se do të shkatërroni krejt zonat 0% të marrta. Ndaj, ja një mënyrë më e mirë…
Një Mënyrë Më e Parrezik për Ruajtje
Tërhiqeni maskën prej dialogut të shtresave te pjesa e papërdorur e panelit (fill pas mjetit të fundit të vizatimeve). Kjo do të krijojë një figurë të re të përbërë nga një shtresë që përmban të dhënat e maskës. Ripërmasojeni si doni, duke mos harruar rregullimet që përdorni. Shpesh, duhet të filloni me një figurë që është 700 deri në 1500 nga ana në anë dhe të përfundoni me një që është 300 deri në 400.
Ruajeni figurën e maskës si një kartelë NetPBM të bartshme (“
.pgm
”). (Nëse po përdorni një hedhje të vjetër në qarkullim të GIMP-it, mund t’ju duhet ta shndërroni figurën në shkallë të grisë, para se të mund ta ruani.) Zgjidhni formatin më kompakt “RAW PGM”. (Shenja e dytë e kartelës duhet të jetë shifra ASCII “5”, hex byte 0x35.)Mund ta mbyllni figurën maskë.
Pasi të ktheheni te figura me shumë shtresa, përzgjidhni tani shtresën PDB. Siç bëtë me maskën, tërhiqeni këtë nga dialogu i shtresave te paneli. Duhet të përfitoni një figurë me një shtresë me të dhënat tuaja prej PDB-së. Nëse erdhi edhe maska, hiqeni prej aty. Duhet të shihni objektin dhe anët ct and the painted-away surroundings, pa miniaturë maske te dialogu i shtresave. Nëse e ripërmasuat maskën, atëherë përmasoni saktësisht në të njëjtën mënyrë këtë figurë. Ruajeni këtë figurë si një kartelë NetPBM (“
.ppm
”). (Shënim:.ppm
, jo.pgm
.) (Nëse zgjidhni formatin RAW PPM, bajtu u dytë i kartelës duhet të jetë shifra ASCII “6”, hex byte 0x36.)Tani duhet të përzieni dy kartelat në një. Bëjeni këtë me urdhrin pnmtopng, kështu:
pnmtopng -force -compression 9 -alpha mask.pgm fg.ppm > final-stamp.png